AKTUALITET, 30 Maj 2019, 11:36

Fier, 20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e Mbrostarit dalin në protestë

Fier, 20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e Mbrostarit dalin


Banorët e komunitet rom të zonës së Mbrostarit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Me në krye përfaqësuesit e tyre, ata kanë marshuar për 5 km nga banesat e tyre drejt Bashkisë së Fierit.

Me pankarta në duar, banorët kërkojnë që shtëpitë e tyre të furnizohen me ujë të pijshëm pasi kanë 20 vite pa ujë.

“A do të na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociatave,”- shkruhet në njërën prej pankartave.

“Jemi lënë pas dore. Të gjitha problemet që kemi duhet të marrin fund. Mungon asfaltimi i rrugëve, uji i pijshëm dhe kjo gjë sjell edhe problem të tjera.

Madje ndonjëherë fëmijët tanë kanë mbetur pa shkollë, për shkak të mungesës së ujit. Këtu po investohet në kanalet e ujërave të zeza, ndërkohë që uji i pijshëm është lënë shumë pas dore,” – thotë përfaqësuesi i protestuesve.