AKTUALITET, 8 Nëntor 2017, 09:03

Eksploziv banesës në Kurbin

Eksploziv  banesës në Kurbin

Shpërthim eksploziv në një banesë në Gurëz të Kurbinit. Sipas te dhenave te para mesohet se lenda plasese i ishte vendosur nje familjeje me mbiemer Kastrati.

Mesohet se nga shperthimi qe ka ndodhur ne oret e nates per fat nuk ka pasur persona te lenduar. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak 

Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komsariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesen e shtetasit F.K. e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në banesen në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigarant ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht murët dhe një pjesë e soletës.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

TPZ.AL