AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 21:36

Edi Rama në delir: Ëndrra që kisha për arsimin, u bë realitet!

Edi Rama në delir: Ëndrra që kisha për arsimin, u bë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër takim propogandistik, përpara studentëve të ekselencës. Teksa në krah të tij ishte Ministrja Lindita Nikolla, për të cilën thotë se është e vetmja ministre pa asnjë titull shkencor, Rama i tha studentëve se tashmë asnjë të riu nuk i duhet “miku” apo “partia” për të hyrë në shkollë. Rama deliroi edhe më tej, pasi tha se ëndrra për të cilën kishte për arsimin, tashmë i është bërë realitet.

“Ëndrra që kisha për arsimin në fillim kur mora detyrën u bë realitet. Tani në universitet mund të hyjë kushdo që e meriton, pavarësisht emrit të babait. Matura shtetërore ishte një arritje që u mundësoi studentëve të fitojnë me meritë”- u shpreh Rama para studentëve.

Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar pak ditë më parë, rrëzon poshtë propogandën e shëmtuar të Ramës. Raporti vë theksin se të drejtat e maturantëve në vitin 2016 janë cënuar, pasi u bën shkelje të rënda nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. KLSH shpjegon rastet e maturantëve me mesatare si 9.7 të mbetur jashtë auditorëve në fazat e para të aplikimit si efekti “bottleneck” (grykë shisheje). Ky efekt u krijua për shkak se maturantët ekselentë bllokuan një pjesë të mirë të degëve ku rezultuan fitues, derisa të regjistroheshin për të liruar vendet për 80 për qindëshin e mbetur pa shkollë.

KLSH vijon më tej se Matura 2016 pati kosto edhe për qytetarët, pasi aplikantët që mund të ishin pranuar në universitete publike u regjistruan pas datës limit në ato private, ku sipas vlerësimeve të KLSH, tarifat e shkollimit janë 6 deri në 10 herë më të larta. Pra, mesa duket "ëndrra" e Edi Ramës, paska qënë fuqizimi i disa oligarkëve që kanë Universitete Private, dhe jo liberalizimin e universitetet për të gjithë studentët.

Në shtator të vitit 2016, disa qindra maturantë në panik dolën të zemëruar në protestë duke tundur diplomat e tyre me mesatare të larta, të cilat nuk u kishin siguruar një vend në fakultetet e dëshiruara, pasi në fazën e parë kishin arritur të pranoheshin në universitete vetëm 20% e maturantëve./TPZ.AL/