AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 22:41

Beqaj në formë, bën foto selfie teksa e akuzojnë për vjedhje me koncesionet (Video)

Beqaj në formë, bën foto selfie teksa e akuzojnë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi duke ironizuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se vetëm Vilma Nushi merr në vit 20 miliardë dhe nëse shuma do të ishte shtuar tek buxheti i arsimit do të arrinte në 5%.

BoçiSe kur them unë që ju nuk i shihni ato materialet, më vjen keq që jua them. Se erdhi dhe Beqaj tani, se kam hallin e 38 miliardëve the ti, ndërkohë 20 miliardë i merr në vit vetëm Vilma Nushi për check up-in se e doja Beqajn vetëm për këtë gjë. Dhe bëri mirë që erdhi, ndërkohë që po të ishin shtuar te buxheti i arsimit, sot do ishim 5%. Dhe s'do kishim këto probleme. 

Pra si do ndikojë buxheti i 2018-s. Po Tirana klloun kishte në qeverisje, për të bërë gallatë. Lekët i merrte në forma tjera kështu që normal të tilla gjëra di të bësh, se për ministër e ndrite. Ato shkrapjet i qan ti.

Por, Ilir Beqaj, i kaloi me të qeshura akuzat për grabitjen e miliarda lekëve me koncesionet e shëndetësisë, duke bërë selfie të sforcuar me deputetin Luçiano Boçi.

https://www.youtube.com/watch?v=W2-H9Rc7m7c