AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 21:52

Artan Hoxha: Nëse hapet dosja e ÇEZ-it ndryshon elita politike

Artan Hoxha: Nëse hapet dosja e ÇEZ-it ndryshon elita politike

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, tha në emisionin "Top Story" se po bëhet presion me çështjen e ÇEZ-it nga ana e Partisë Socialiste, pasi dosja është mbyllur qysh një muaj para. Deputeti Ulsi Manja akuzoi Prokurorinë se është bërë palë dhe po i shërben opozitës.

“Nëse do të hapet çështja e ÇEZ do të kemi ndryshim të elitës politike, pasi është çështja ku janë përfshirë të gjithë. Në momentin që, Kastriot Ismailaj, tha se ka edhe 100 dosje për të treguar, pasi e kuptoi që e kishin shitur, nuk i dhanë mundësinë për t’u mbrojtur. Të tjerët që janë të implikuar në këtë çështje kanë ikur jashtë”, - tha Hoxha.