TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se vendet e huaja kanë dosje për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar apo të korruptuar.
I ftuar në Report Tv, Milo tha se shtetet partnere kanë emra të caktuar të politikës shqiptare, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe afera korruptive.
“As nuk e imagjinoni sa dosje kanë shtetet e tjera, kanë një mal me dosje për lidhje me krimin dhe fenomene të krimit. Vështirë se mund të ketë ndonjë dosje pas 1996 e nivelit të lartë politik shqiptar që të mos jetë e ngarkuar me informacione dhe fakte për lidhje korruptive dhe kriminale.
Unë kam pasur rastin të bisedoj me ambasadorë amerikanë në të kaluarën dhe të vendeve të BE e me homologë të mi, të cilët herë pas here më kanë informuar për natyrën e këtyre dosjeve dhe për emra të veçantë të politikës shqiptare”, u shpreh Milo.
Sa i takon ngritjes së task-forcës kundër krimit të organizuar me ekspertë të FBI, Milo thotë se kjo strukturë e huaj do ketë rol vendimmarrës në goditjen e elementëve të krimit të organizuar. “Besoj se kjo strukturë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk është në nivel këshillimor, por në nivel ekzekutiv, pra janë vendimmarrës”.