AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 15:49

Salianji i kundërpërgjigjet Ndreut : Dikur ishe ujk "Malcie", politika të ka bërë kunadhe

Salianji i kundërpërgjigjet Ndreut : Dikur ishe ujk

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu, pas deklaratave të fundit të bëra nga deputeti socialist se ai nuk e kishte kërcënuar deputetin Salianji.

Në një postim  në ‘Facebook’ Salianji shkruan se: “Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana”.

Statusi i Ervin Salianjit:

“Mbarështuesi i kastravecave Ndreu, më ka kërcënuar dhe më ka lënë pa gjumë... dhe kështu, i shqetësuar nga kastravec rritësi, mendova njëherë ti shkruaj një letër të hapur, kryekastravec rritësit të atdheut tonë, që të më çojë nja dy roje nga 100 rojet e veta të Gardës, mirëpo kur i kishte shkuar në vesh kryeministrit kastravecrritës kërkesa ime, më çoi fjalë e më tha se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana... Sepse është malsor i zbutun dhe ka dëshirë ti ulurijë Hënës si dikur kur ishte ujk Malcie, po qyteti e ka zbut, kurse politika e ka bërë kunadhe... kaq për sot Pjerin. Të fala”