AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 18:02

Lubonja ironizon Donald Lu: Ujku para, ai thotë gjurmët në vitin 2018

Lubonja ironizon Donald Lu: Ujku para, ai thotë gjurmët në vitin

Në një lidhje telefonike për rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar aktualitetin politik si dhe deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu se në vitin 2018 duhet të arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’. Lubonja tha duhet të ketë veprim të shpejtë dhe nuk duhet pritur viti tjetër për të ndërhyrë.

“Këto deklarata më bëjnë për të qeshur sepse ne kemi ujkun përpara, Lu thotë gjurmët në vitin 2018. Ne kemi nevojë për veprim shumë të shpejtë dhe nuk e di se çfarë ka parasysh ai kur flet për peshq të mëdhenj se peshqit e mëdhenj, Tahiri dhe Rama janë aty”- tha Lubonja.

Ndërkohë i pyetur nëse e prish imazhin e qeverisë çështja ‘Tahiri’. Lubonja u shpreh se: Duhet të jesh miop për të mos kuptuar dhe parë se çfarë po ndodh në vend. Shumica e qytetareve e dinë se çfarë po ndodh me korrupsionin dhe me kanabisin. Ata e dinë se çfarë ka ndodhur me kanabisin. Do thoja papërgjegjshmëri. Edhe policia është e përfshirë në krim. Nuk di çfarë duhet në një vend normal. Imazhi i qeverisë është i zbuluar dhe perdja ka rënë komplet. Edhe pse është lakuriq qeveria, ne nuk kemi instrumentet e duhura për të zgjedhur institucionalisht këtë situatë. Lu thotë prisni 2018 dhe kjo është e tepërt mendoj”-tha ai.