TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çfarë i mungon sistemit informatik të tatimeve të Bashkisë së Tiranës? Një “Sistem i qendërzuar për monitorimin e detyrimeve të prapambetura dhe përmirësimin e kontrollit”.
Në fakt e ka një të tillë, që është vendosur në punë nga paraardhësi i Erjon Veliajt. Por, Bashkia do të vendos një sistem të ri, që kushton rreth 500 mijë dollarë. Bashkia e Tiranës ka shpallur një tender me fond limit 45.500.000 lekë (pa tvsh). Preventivi i tenderit është: bnjë program, një një njësi qendrore hardëare, 26 PC tabletë, 70 cope pajisje “Tokens 2FA”, një njësi qendrore për ngarkimin dhe ruajtjen e tabletave, 4 certifikata “SSL për multidomain names”, 3 cope “Firewall dhe BDL”, trajnim 4 jave dhe 4 vjet mirëmbajtje.
Tenderi nuk e qartëson nëse mirëmbajtja do te jete brenda këtij çmimi apo do te nxirren para te tjera nga Bashkia. “Qëllimi i sistemit të ri del jashtë mundësive funksionale dhe teknike te sistemit aktual te taksave, për shkak të teknologjisë së vjetëruar të ndërtimit dhe pamundësisë teknologjike të shtimit, zhvillimit të moduleve të reja në sistemin ekzistues. Aktualisht sistemi i taksave gjeneron listën debitoreve dhe ndjekja e mëtejshme e procesit bëhet në forme shkresore. Pikërisht për këtë arsye lind domosdoshmëri ndërtimi i një sistemi të ri për monitorimin e detyrimeve të subjekteve nëpërmjet mundësive të vetdeklarimit dhe ndjekjes së mëtejshme të procesit”, ky është argumentimi përse duhen nxjerrë nga arka e bashkisë 500 mijë dollarë. Bashkia nuk paraqet një studim se sa është ndikimi i sistemit të vjetër në mos mbledhjen e taksave.
Por, deklaron në dokumtentet e tenderit se sistemi do të rrisë sasinë taksave të mbledhura. Në fakt, sistemi aktual e ka listën e debitorëve kohë reale. Problemi i mbledhjes së taksave, është një menaxhim që nuk ka lidhje me teknologjinë. “Sistemi pritet të sjellë në një platformë të vetme të qendërzuar të gjithë informacionin e marrë nga subjektet me nivelet e ndryshme të detyrimeve të mbetura dhe mundësisë së pagesave, duke minimizuar daljen e inspektorëve në terren dhe indentifikimin e mundësive të ndryshme të pagesave dhe negocimit, gjë që nuk e ofrojnë sistemet ekzistuese”. A është argument ky për të harxhuar 500 mijë dollarë?
Por, ka edhe një element mbivendosjeje me sistemet e tjera që po ngrihen paralelisht. Qeveria ka planifikuar që OSHEE të përdorë sistemin e saj informatik për mbledhjen e taksës së pronës, që është një nga taksat që Bashkia deri më sot nuk e ka mbledhur dot, por e vendos si detyrë për sistemin e ri informatik. Dhe kështu, që këto para në vend që të rrisin të ardhurat nga taksat, thjesht do të rëndojnë buxhetin e Bashkisë me këtë shumë të majme, për një pune që e kryen një institucion tjetër./Pamfleti
