TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama duket se ka ironizuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu sot i cili duke folur në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin! Ai thotë se Lu nuk përmendi atë që i futi në politikë.
Statusi i plotë n⌂ Facebook
“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!
Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!”