AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 23:27

Reagon kryeministri Rama "i zhytur" në çitjane: Janë Yamamoto!

Reagon kryeministri Rama "i zhytur" në çitjane: Janë

Kryeministri ekstravagant, por që sot ishte veshur si "klloun", ka shpjeguar pantallonat që i vareshin teksa inspektoi disa punime në Bashkinë e Fierit. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Rama shprehet se çitjanet e tij janë Yamamoto, ndërsa i turret komentuesit duke i thënë se ju merrni vesh nga moda aq sa merr vesh majmuni nga brekët.

Mbase kryeministri mund të ketë të drejtë që shqiptarët nuk është se janë ndjekës të modës italiane apo franceze, por e dallojnë shumë mirë faktin se kryeministri i tyre kishte veshur një palë pantallona që nuk ishin në propocion me trupin e tij. Çitjanet, Rama i kishte shoqëruar me një palë këpucë me majë, me numër 46. Pra, një gallof i madh i zhytyr brenda një palë çitjanesh tepër të vogla.

Kjo mund të jetë shija e Edi Ramës si individ dhe nuk ka asnjë problem, por si kryeministër kjo është një shenjë e fortë që tregon karakterin e tij në raport me njerëzit./TPZ.AL/

 

[gallery columns="1" ids="17977,17751,17752,17753"]