SPORT, 3 Nëntor 2017, 16:02

Ferrari mund të largohet nga Formula 1

Ferrari mund të largohet nga Formula 1

Ferrari mund të largohet nga Formula 1.

Ky është lajmi shokues i dhënë nga presidenti i ekipit italian, Sergio Marchionne i cili ka bërë të ditur se skuadra është duke e konsideruar mundësinë e tërheqjes nga Formula 1, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.Italianët e konsiderojnë mundësinë e tërheqjes në shenjë pakënaqësie për rregullat e reja në sportin më të populluar motorik.

"Duhet të zvogëlohen shpenzimet e skuadrave, udhëheqësit duhet të kenë qëllime të mira. Nëse deri më 2021 nuk shohim ndryshime, do të jemi të detyruar të marrim vendime dhe të largohemi nga Formula 1”, theksoi Marchionne.”