TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo është lënë jashtë grumbullimit të Portugalisë për miqësoret ndaj Arabisë Saudite, më 10 nëntor, dhe Shteteve të Bashkuara pas 4 ditësh.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos nuk ka përfshirë në kombëtare as veteranët Ricardo Quaresma dhe Nani.
“Mungesat janë për arsye të ndryshme, – tha Santos . – Disa janë zgjedhjet e mia, disa për shkaqe dëmtimesh. Ne do të shfrytëzojmë këtë mundësi që na jepet për të parë lojtarë të tjerë.”.
Santos tha se miqësoret do t’i japin mundësi Portugalisë të luajë kundër dy kombëtareve me stile të ndryshme, e që rrallë qëllon të përballesh me to.
Kampionët në fuqi të Europës siguruan biletën për në “Rusi 2018” duke fituar grupin B, përpara Zvicrës që e mposhtën në ndeshjen e fundit vendimtare, si dhe Hungarisë së vendit të tretë.
Ja lista e plotë e Portugalisë:
Portierë: Anthony Lopes (Lion), Beto (Goztepe), Jose Sa (Porto)
Mbrojtës: Antunes (Getafe), Edgar Ie (Lille), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), Joao Cancelo (Inter), Luis Neto (Fenerbahçe), Nelson Semedo (Barcelona), Pepe (Besiktas), Ricardo Ferreira (Braga), Ricardo Pereira (Porto)
Mesfushorë: Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Sporting Lisbon), Danilo Pereira (Porto), Joao Mario (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv), Ruben Neves (Wolverhampton)
Sulmues: Andre Silva (AC Milan), Bruma (Leipzig), Eder (Lokomotiv), Gelson Martins (Sporting Lisbon), Goncalo Guedes (Valencia), Rony Lopes (Monaco).