SPORT, 3 Nëntor 2017, 18:13

Para sfidës Conte e ka me Mourinho: Kujdes…

Para sfidës Conte e ka me Mourinho: Kujdes…

Chelsea do të presë të dielën në “Stamford Bridge” Manchester United në kuadër të javës së 11-të të kampionatit.

Londinezët dhe “Djajtë e kuq” do të ndeshen në orën 17:30. Trajneri i ekipit nga Manchester rikthehet në “Stamford Bridge” për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.

Conte dhe Mourinho patën një replikë në media pas humbjes që United pësoi nga skuadra e italianit në 2016-ën.

Tekniku italian në një prononcim për median foli për përballjen e së dielës ndaj portugezit.

“Nuk është e rëndësishme marrëdhënia mes trajnerëve. Ne duhet të tregojmë respekt për punën e trajnerit tjetër. Nuk dua të flas për situata të tjera. Ai është një kundërshtar për mua dhe unë për të. Pas ndeshjes do të jetë njëjtë. Unë kam respekt për punën e tij, ai duhet të ketë respekt për punën time. Dhe kaq”, tha Conte.