TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
PSG do të luajë ndaj Angers të shtunën pasdite pa Angel Di Maria, Marquinhos dhe Neymar. Lojtarët mungonin në trajnimin e mëngjesit të së premtes, argjentinasi do të qëndrojë me gruan e tij, e cila është gati të lindë. Një skenar i ngjashëm për Marquinhos, u bë baba këtë javë. Mbrojtësi “duhet të jetë me familjen”, sipas Unai Emery.
Braziliani u përgëzua nga të gjithë kolegët e tij para nisjes së seancës stërvitore në të cilën dhe mori pjesë. Megjithatë, numri 10 i PSG, i dëmtuar në kofshën e majtë të martën në ndeshjen kundër Anderlecht, “nuk ndihet mirë” dhe do të qëndrojë në Paris këtë fundjavë, sipas trajnerit të Parisit. Thiago Motta gjithashtu është i detyruar të humbasë ndeshjen për shkak të dhimbjes së gjurit.