AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 09:47

Drogë me çanta drejt Greqisë, kapen "mat" 3 shqiptarët

Drogë me çanta drejt Greqisë, kapen "mat" 3

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Greqi, pasi u kapën teksa transportonin me çanta 113 kg marijuanë.

Aksioni u bë në kufirin greko-shqiptar dhe droga u sekuestrua në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenice.

Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg marijuanë.

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.