TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katërqind të rinj do të diplomohen ma datë 7 shkurt nga Link Academy, Akademia digitale që ndërtoi disa muaj më parë, falas, deputeti dhe biznesmeni Agron Shehaj.
Lajmin e bën me dije vetë Shehaj, përmes një postimi në rrjetin social ku me entuziazëm pohon se të rinjtë tashmë janë specialistë dixhitale dhe ‘takojnë çdo ditë Amerikën e Europën’.
Link Academy do të trajnojë 10 mijë të rinj shqiptarë në njohuritë dixhitale.
Tashmë, Link Academy ka nxjerrë grupin e parë të specialistëve për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe reklamat Google Ad, pas një muaji trajnim intensiv, me metodat e Google, Microsoft dhe Facebook.
Me këtë rast, Link Academy do të mbajë një konferencë mbi marketingun dixhital, ku do të marrin pjesë edhe drejtues të Google dhe Microsoft për Europën.
Link Academy është tashmë institucioni kryesor i formimit dhe shkollimit në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri.
Aty të rinjtë takojnë njohuritë dhe arritjet më te përparuara të botës.