AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 23:25

Hetimi ndaj gazetarëve/ Basha: Prokuroria vërtetoi që është mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri

Hetimi ndaj gazetarëve/ Basha: Prokuroria vërtetoi që

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar skandaloz vendimin e Prokurorisë për të hetuar gazetarët që publikuan skandalin se si vidheshin zgjedhjet në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Bashës, kjo nuk është më prokurori por mashë e krimit.

Ja postimi i Bashës:

"Kjo prokurori që nuk arreston politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, por hap hetime kundër gazetares që ka kurajon të publikojë skandalin në Zeri e Amerikes, nuk është më prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri."