TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shënjestruar dhe ka hedhur akuza ndaj gazetarit Baton Haxhiu por, edhe ndaj ministrit Gent Cakaj, të cilit Rama i delegoi ministrinë e Jashtme.
Sipas deklarimeve të Kurtit për Adi Krastën, Batoni ka lidhje me eksponentë të caktuar të Shërbimit Shtetëror të Serbisë por nga ana tjetër ka edhe ndikim të madh në Tiranë. Ai e quajti Batonin si ndërmjetësuesin e Beogradit në Tiranë.
"Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosovë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar.
Cakaj? Ai nuk është ministër as i Kosovës ai i Shqipërisë, as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut. Problem nuk është Gent Cakaj, por Baton Haxhiu, për qeverisjen problem është Ivica Stanishiç pjesë e shërbimeve sekrete të Beogradit", tha Albin Kurti.