TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka regjistruar barazimin e dytë radhazi dhe e tashmë e sheh të shkurtohet në vetëm 3 pikë diferenca nga Mançester Siti që e ndjek në renditjen e Premier Ligës. Skuadra e Jurgen Klop është ndalur në barazim 1-1 në fushën e Uest Hem dhe duhet të fillojë të shohë me shqetësim mbrapa, ku kampionët në fuqi i ndjekin hap pas hapi.
Të kuqtë e filluan sfidën me një gol të Sadio Mane, i cili gjeti rrjetën për të ndeshjen e tretë radhazi, edhe kishte dyshim për pozicionin e tij në aksionin e golit. Por Antonio iu përgjigj vetëm 6 minuta më vonë, duke vendosur barazinë në shifra. Ndoshta disi e pritshme, duke llogaritur se futbollisti kishte shënuar në 3 nga 4 ndeshjet e mëparshme që kishte luajtur kundër Liverpulit.
Më pas, skuadra e Klop provoi në të githa mënyrat të shënonte, por nuk ia doli të kalonte mbrojtjen e vendosur mirë të Uest Hem që i dha fund serisë negative prej dy humbjesh radhazi. Me Mançester Sitin që zbret në fushë të mërkurën për ndeshjen me Everton, Liverpuli rrezikon ta shohë veten shpejt në vend të dytë, qoftë edhe për shkak të diferencës së golave.