TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerët janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat tetë katësh në Paris.
Lajmi u bë i ditur nga mediat franceze të cilat citojnë zjarrfikësit e kryeqytetit francez. Ato raportojnë se në mesin e të plagosurve ka edhe 3 zjarrfikës.
Sipas tyre zjarri ra rreth orës 1:00 të mëngjesit në një pallat të viteve ’70.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por sipas mediave franceze ai është tepër i madhe dhe mund të ketë edhe viktima të tjera. Zjarrfikësit janë ende duke punuar për shuarjen e zjarrit.
