TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë sot vendimin përfundimtar për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.
Kujtojmë se një javë më parë, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit për Prelën, duke njoftuar se për “shkaqe të arsyeshme”, vendimi do të jepej në një datë tjetër.
Pas seancës dëgjimore javën e kaluar, opozita ngriti akuza në lidhje me hetimin e kryer ndaj drejtueses së Krimeve të Rënda, duke thënë se, edhe pse janë konstatuar probleme me pasurinë dhe një pjesë e tyre nuk kanë hetuar fare, Prela do të kalojë vetingun.
Hetimi për Donika Prelën konkludoi në një problem. Pagën e marrë në ‘të zezë’ të bashkëshortit të prokurores, dy apartamente të blera me një çmim më të ulët se vlera e tregut, si dhe një hua e marrë nga një i afërm.
“Dosja juaj më la një shije të keqe”, kështu u shpreh përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ndërsa i kërkoi llogari drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, për disa probleme në lidhje me pasurinë e saj.
Kryeprokurorja ia justifikoi këtë fakt Jacobs, me realitetin shqiptar.
“Unë dhe bashkëshorti im kemi jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe jo në një vend të Bashkimit Europian, ku një marrëdhënie pune fillon dhe mbaron në mënyrë të ligjshme. Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe u është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare. I qëndroj asaj që kam thënë në parashtrimet e mia, kjo është detyrë e kompanisë, ne e kemi paditur për këtë arsye”, tha në fund Prela.
Por, sa i përket dy kritereve të tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, Prela ishte e përshtatshme për të vazhduar detyrën.
Vetë Donika Prela nuk kishte zgjedhur një mbrojtës ligjor, ndërsa para Komisionit ka dhënë shpjegimet e saj, në lidhje me dyshimet e ngritura nga KPK-ja, duke kërkuar në fund konfirmimin në detyrë.