AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 09:34

Maqedonia njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Maqedonia njeh Guaidon si president të përkohshëm të

Maqedonia është renditur krahas vendeve që njohin Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Ka qenë Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ai që e ka bërë të ditur qëndrimin e Qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shkruan se Juan Guidao njihet si president i përkohshëm i Venezuelës.

“Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, shkruan Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.