TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias në Kuvend, ka dalë në mbështetje të kërkesës së pedagogëve të Universitetit të Tiranës që të hapë një debat në komision në lidhje me ligjin "Për Arsimin e Lartë".
Me anë të një reagimi në Facebook, Vokshi shkruan se kërkesa e pedagoge është e drejtë dhe legjitime.
Sipas saj, komisioni do të diskutojë nesër kërkesën e bërë nga pedagogët.
Postimi i Vokshit:
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Median e mirëpres dhe e mbështes plotësisht kërkesën e asamblesë së pedagogëve të Universitetit të Tiranës për të çelur një debat në Komision për ligjin e arsimit të lartë.
Në përgjigje të kësaj kërkese Komisioni për Edukimin dhe Median do të mblidhet nesër në orën 10.00 për të diskutuar mbi këtë kërkesë, dhe caktuar orën e ditën e zhvillimit të mbledhjes me pedagogët.
Me pedagogët,
Me studentët.