TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas denoncimit që bëri sot ish-kryeministri Sali Berisha për dhunimin që i bëhej një biznesmeni në rrugë, teksa një person, i identifikuar si Ndriçim Arapi, e kërcënonte për t’i marrë paratë. Burime në Policinë e shtetit, tregojnë se i denoncuari është marrë në pyetje, dhe më pas është lënë i lirë. Të njëjtat burime, bëjnë të ditur se i shoqëruri ka pretenduar se konflikti ka të bëjë me qira të padhëna, nga sipërmarrësi që ka bërë denoncimin. Ndërkohë, pretendimi i biznesmenit në fushën e bujqësisë, është tjetër. Në një mesazh të gjatë dërguar Berishës ai thotë se ky personazh, po i nxin jetën prej kohësh.