TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Procesi i vettingut u drejtua nga Roland Ilia si kryesues, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari si relatore.
Pavarësisht shkeljeve të shumta që u gjetën në deklaratën e pasurisë së saj, Prela duket se ka marrë ‘’bekimin’’ për të vijuar punën te Krimet e Rënda.
Po ashtu për Prelën ka pasur një sërë vërejtjesh të bëra dhe nga ana e përfaqësuesit të ONM-së Jacobs, i cili deklaroi në seancën dëgjimore se pasuria e Prelës i kishte lënë një shije të hidhur, njësoj sikur konsumon ilaçe në mëngjes.
Ndërkohë që akuza të forta për Prelën ka pasur dhe nga Partia Demokratike, e cila deklaroi se Prela do ta kalojë Vetingun në këmbim të zhdukjes së provave të dosjes 339, ku implikohen një sërë zyrtarësh të qeverisë Rama, në blerjen e votave, dhe lidhje me grupe kriminale.