AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 09:02

Ra në kontakt me korrentin, përfundon në spital 55-vjeçari

Ra në kontakt me korrentin, përfundon në spital 55-vjeçari

Një 55-vjeçar nga Lezha ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

55-vjeçari ka rënë në kontakt me kabujt elektrikë në orët e para të mëngjesit tek një kabinë, e cila nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve, raporton Balkan Web.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.