AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 09:59

Digjet banesa në Britani, humbin jetën 4 fëmijë

Digjet banesa në Britani, humbin jetën 4 fëmijë

Katër fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri në banesë. Zjarri përfshiu një banesë në qytetin e Stafford. Daily Mail raporton se dy të rritur dhe një fëmijë tjetër janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:40 të mëngjesit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Kërkimet në pronën në Sycamore Lane janë ende në vazhdim, por me trishtim të madh mund të konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve në pronë. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital. Gjendja e tyre nuk besohet të jetë kërcënuese për jetën.

Mendimet tona janë me familjen, të cilët mbështeten nga zyrtarë të specializuar në këtë kohë të vështirë”, mësohet të ketë deklaruar policia.