AKTUALITET, 6 Janar 2018, 20:33

"Dhjetë deputetë priten të arrestohen, ja të cilave parti janë. Po trembet edhe Rama..."

"Dhjetë deputetë priten të arrestohen, ja të cilave

Avokati Spartak Ngjela teksa komentoi zhvillimet politike në vend, deklaroi se reforma në drejtësi është si një lojë shahu, ndërsa kryeprokurorja e re është ‘mbretëresha’.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’ Ngjela pohoi se kryeprokurorja Arta Marku ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo u pa edhe në vizitën e ambasadorit Donald Lu një ditë pas zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Madje Ngjela tha se prokurores së përkohshme i tremben të gjithë, përfshi këtu edhe Ramën.

“Numrin e personave që pritet të arrestohen se kam nxjerr unë, por mund të jenë 8 ose 10 deputetë. Ju njoftoj se është ndërruar prokurori i Tiranës. Ai i ka në dorë. Ajo që ndodhi në Parlament, mund të ndodhi në rrugë jo aty. Aty ruhet sovraniteti i popullit. Nuk i njoh si emra, por janë të Saliut më shumë.

Të shqetësuar janë ata që i kap reforma në drejtësi. Ata që donin të çanin turmën, të hynin në parlament. Të nesërmen kryeprokuroren shkoi e takoi Lu, që do të thotë se është i ndërkombëtarëve dhe jo e zgjedhur e Ramës.

I vetmi njeri që qëndroi atje ishte Ruçi. Gramoz Ruçi ua dha prokuroren shqiptarëve. Tek ardhja e prokurores së re, është që në këtë rast reforma në drejtësi ka kapur ‘mbretëreshën’ e kundërshtarit, nëse do flasim për lojën e shahut. Asaj po i tremben të gjithë, edhe Rama.”, tha Ngjela./Balkanweb/