TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eleminimi i kombëtare Italiane mbrëmjen e djeshme kundër Suedisë për Botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi ka marrë gjithë vëmendjen e medjave të huaja të cilat në faqet e tyre të para kanë shkruar;
“Gazzetta Dello Sport” shkruan: FUND! Italia, jashtë Botërorit pas 60 viteve,
“Corriere Dello Sport” Të gjithë jashtë. Italia, pas 60 viteve nuk do të shkojë në Botëror.
“ Aftonbladet” Mrekulli në Milano
Në Francë, ‘L’Equipe’ . ‘Ciao Italia, arsyet e një apokalipsi.
Te “Marca” lexohet artikulli me titullin: ‘Mirupafshim Itali’. Suedia lë Të Kaltrit pa botëror për herë të parë në 60 vjet.
Në Gjermani dhe Angli iu kushtua vëmenjdje Gianluigi Buffon që shpërtheu në lotë pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që më pas deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja.
“Buffoni i hidhëruar shpërthen në lot”, thekson Bild.
Kurse Daily Mail shkruan: Buffon largohet mes lotëve, ndërsa Italia hedh poshtë gjithçka: Të Kaltrit me dhimbje zemre, pasi dështojnë kualifikimin në botëror për herë të parë në 60 vjet.
[gallery columns="1" ids="20327,20332,20328,20329,20330,20333,20334,20331"]