TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes spekulime të vazhdueshme që po rrethojnë të ardhmen e Cristiano Ronaldos në Real Madrid, e përditshmja spanjolle “AS” i ka zbuluar tri arsyet pse portugezi ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll në kërkim të një sfide të re si Neymar që u largua nga Barcelona këtë verë.
Sipas saj arsyet janë: 1.Agjencia Shtetërore Tatimore e Spanjës Sulmuesi gjithmonë është ndier i përndjekur nga autoritetet pa fakte, me agjencinë shtetërore tatimore që e ndjek vazhdimisht nga prapa. Në fakt, kjo besohet të jetë arsyeja kryesore pse ai dëshiron ta lërë La Ligën. 2.Krahasimi i vazhdueshëm me Messin dhe Neyamrin që u largua nga liga spanjolle Largimi i brazilianit drejt PSG-së do të thotë se Ronaldo tani duhet të garojë me më shumë se një yll në Evropë. Aryeja për zemërimin e tij është kryesisht financiare. Paga prej 35 milionë euro e Neymar dhe kontrata e re e Messit me 40 milionë euro në vit ia turpëron pagën e tij vjetore në Real Madrid në vlerë 21 milionë euro në vit. 3.Thashethemet Mbappe dhe Neymar Flirtet e Real Madridit me Kylian Mbappe verën që lamë pas e kanë shqetësuar yllin portugez. Ardhja e një të riu të talentuar në skuadrën e Zidane do të sinjalizojë dorëzimin e fronit të tij në Madrid. Mediat spanjolle besojnë se 32-vjeçari ka bërë kërkesë për transfertë, por gjiganti i La Ligës e ka bindur të qëndrojë. Me shkrimet se Neymar do të kalojë në Real Madrid për një shumë rekord, Ronaldo është duke e jetuar makthin e verës së kaluar. Ronaldo është i lumtur që është njëshi në “Bernabeu”, por ai nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë teksa i merret froni.