TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teuta e nis në mënyrë suprizuese fazën e dytë të Kategorisë Superiore. Skuadra e Gugash Maganit merr një fitore të befasishme në Gjirokastër ndaj Luftëtarit me rezultatin 3-1. Hasan Lika është befasuar nga zgjedhjet e trajnerit të durrsakëve, i cili doli me pikë të plota në një ndeshje që për pjesën më të madhe u dominua nga vendasit.
Teuta është më e saktë në veprimet e saj, teksa gjen rrugën e rrjetës në minutën e 34 me Latif. Luftëtari reagon me fillimin e pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin me Bregun pas një aksioni model brenda zonës.
Teuta befason sërish në minutën e 55-të nga një goditje dënimi e Dediç, ndërkohë që durrsakët disa minuta më pas fitojnë një penallti të dyshimtë me Hërkaç. Dediç ekzekutoi saktë 11-metërshin, ndërkohë që minutën e fundit të kohës së rregullt Sykaj e dërgoi topin në portën e tij.
LUFTETARI-TEUTA 1-3
Bregu 47′ Sykaj (89′ aut) / Latif 34′, Dediç 55′ , 70′
https://streamable.com/wotgg