TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy supersfidat e luksit, ajo mes Anglisë dhe Brazilit dhe Gjermani-Francë u mbyllën në barazim.
Gjermania dhe Franca kanë barazuar 2:2 në miqësoren e zhvilluar në Këln të Gjermanisë.
Golat për Gjermaninë i shënuan Timo Werner dhe Stindl në minutat shtesë, ndërsa njeriu i ndeshjes për Francën ishte sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette i cili shënoi të dy golat për ekipin.
Të dy trajnerët në këtë ndeshje nuk luajtën me formacionet më të mira, pasi dëshironin t’i provonin disa lojtarë të rinj.
Ndërsa miqësorja midis Anglisë dhe Brazilit në 'Wembley' përfundoi me porta të paprekura nga të dyja ekipet.
Brazilianët ishin më dominues në kontrollin e topit por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ky ishte një test i rëndësishëm për të katërta skuadrat pak muaj nga starti i Kampionatit Botëror.
[gallery columns="1" ids="20598,20601,20602,20600,20605,20604,20599,20603"]