TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ardhmja e Antoione Griezmann duket se është shumë pranë kalimit te skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi francez i Atletico Madrid, që tani është 26 vjeç, pritet të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Këtë verë kishte bisedime, por klauzola e tij prej 200 milionë eurosh bënte që bisedimet të pengoheshin, por në vitin 20018, kjo klauzolë kthehet në 100 milionë euro.
Të luajë në një skuadër me Messin, Suarezin dhe Iniestën është një motiv shtesë për lojtarin raporton gazeta spanjolle Mundo Deportivo.
Sipas Mundo Deportivos bisedimet janë në rrugë të mirë mes palëve dhe futbollisti është gati që ta gjej një akord personal me Barcelonën.
Gazeta spanjolle vetëm i përforcon fjalët e mediave spanjolle si RAC1, Catalunya Radio dhe Le10 Sport, që shkruanin se marrëveshja personale është arritur. Kontrata e tij me Bacelonën pritet të jetë pesë vjeçare.