AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 21:58

Deputeti i LSI, Vasili: Shteti po i shmanget qëllimisht krimin

Deputeti i LSI, Vasili: Shteti po i shmanget qëllimisht krimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, i bëri jehonë deklaratave të ambasadorit amerikan, Donaldo Lu, se në Shqipëri janë katër klane dhe 20 familje kriminale që kontrollojnë jetën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Ambasadori duhet të shikojë pak më lartë, përsa i përket situatës së krimit në Shqipëri. Sot kemi konstatuar një situatë shumë të rëndë, siç ishte kultivimi i drogës, por edhe raportet e huaja, dhe sot Shqipëria është kthyer në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar si një vend problematik.

Kjo është një përgjegjësi e shtetit, askush nuk mund të thotë ne kapim kriminelë, por i liron gjykata. Ka një tendencë nga Qeveria për të mohuar gjithçka, edhe për kanabisin. Sot është e qartë që shteti nuk ë bën punën e tij, por i shmanget me qëllim. Jemi kthyer në një situate që e kishim lënë pas”, - tha deputeti Vasili./TPZ.AL/