SPORT, 8 Shtator 2017, 23:52

Daja: Flamurtari i fortë, por Skënderbeu është gati për titullin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pret një një Flamurtar të fortë në ndeshjen hapëse të sezonit 2017-2018.

“Jemi gati për startin e kampionatit që është edhe objektivi kryesor i klubit. Flamurtari mbetet kundërshtar i fortë, nuk kemi informacion të miaftueshëm për kundërshtarin, pasi është një ekip 90% i riformatuar. Gjithsesi ne do të imponojmë lojën tonë pasi ekipi ka dhe ritmin e duhur”, – tha trajneri i 7-herë kampionëe të Shqipërisë.

Në shtatë edicionet e fundit, Skënderbeu ka fituar gjashtë tituj kampionë dhe sekreti i suksesit ka qenë ruajtja e grupit.

““Kemi një grup që prej kohësh luan bashkë. Kondicioni fizik në gjëndje të mirë. E vetmja mungesë e konfirmuar është Osmani i cili vuan pezullimin. Pjesa tjetër do të jetë e gatshme për ndeshjen”.

Skënderbeu ishte aktiv në merkaton, ku qershia mbi tortë ishte transferimi 1 milion eurosh i Liridon Latifit te Pushkash Akademi në Hungari. Por, nga ana tjetër bardhekuqtë kanë afruar dhjetë lojtarë e ku spikat hungarezi Nespor.

“Prurjet duan kohë për tu përshtatur. Pjesa më e madhe që do të aktivizohen nesër do të jenë ata që kanë kohë në ekip dhe janë përshatur me manovrat dhe skemat e ekipit. Të gjithë do kenë shanset për të luajtur. Për afrimet kemi punuar të gjithë në klub si grup. Nespor ka cilësi të mira dhe do na sherbejë shumë në vazhdim”, – përfundoi trajneri Ilir Daja.