TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arda Turan pritet që të transferohet te Galatasary në Turqi, edhe pse vetë lojtari dhe agjenti i tij e mohojnë këtë transferim. Ai është një ndër blerjet më të dështuara në historinë e klubit blaugrana.
Besojeni ose jo, por klubit katalanas i ka kushtuar gati 1 milionë euro mesatarisht për ndeshje (36 ndeshje 5 gola). Ai u transferua në sezonin 2015-16, ndërkohë që nuk është aktivizuar që nga janari i vitit 2016.
Barcelona pagoi 34 milionë euro për ta rrëmbyer nga Atletico Madrid, por ai nuk mundi që të gjente hapësira në një skuadër të mbushur me yje në repartin e sulmit. Tashmë ai nuk bën pjesë as në planet e Valverdes. /vipsport.al/