SPORT, 8 Shtator 2017, 23:51

Tirana, nga Superkupa te Kupa e Shqipërisë

Tirana, nga Superkupa te Kupa e Shqipërisë

Fitimi për herë të 11-të i Superkupës së Shqipërisë – rekord për një ekip shqiptar – nuk e ka velur aspak brazilianin Ze Maria (i pesti i huaj që e fiton këtë trofe me bardheblutë) – t’i lërë pushim lojtarët.

Trajneri edhe sot ka zhvilluar përgatitjet, për startin e një sezoni të pazakontë për 24 herë kampionët e Shqipërisë, pasi për herë të parë do të luajnë një kategori më poshtë, Kategorinë e Parë.

Tirana do ta nisë sezonin e ri me ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Besën e Kavajës.