TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i FSHF, Armand Duka me rastin e fillimit të Kategorisë Superiore dha një mesazh urimi për sezonin e ri futbollistik dhe për klubet e impenjuara kampionatet e ndryshme në vend duke uruar për një vit të suksesshëm për futbollin shqiptar me shpresën se dhe ky kampionat do të jetë më i bukur se paraardhësit.
”Uroj që fillimi i këtij sezoni të jetë i mbarë, uroj që të kemi një sezon me sa më shumë garë, sa më fair play dhe me sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Jemi mësuar duke parë kampionate të bukura në vitet parardhëse por jam i bindur që edhe ky sezon do të jetë po aq i bukur, madje më i bukur se kampionatet e kaluara”.
Numri 1 i futbollit në vend shprehu gjithashtu dëshirën që në fokus të këtij viti falë aktiviteteve që do të zhvillohen të rritet dhe numëri i atyre personave që e praktikojnë futbollin, shkruan “Supersport”.
” Futboll luhet në cdo moshë dhe në cdo cep të Shqipërisë, ne jemi të interesuar të shkojë mirë gjithcka, kemi aktivitet gjithëkund, nëpër shkolla, nëpër liga amatore, në futbollin e sallës, prandaj uroj që të ketë sa më shumë njerëz që luajnë futboll”.
Në fund, Duka theksoi se janë vetë klubet që kontribuojnë drejtëpërdrejtë në një garë cilësore duke patur dhe më tepër rritje në organizim gjatë këtij viti.
” Ajo që është më e rëndësishme është që kamionati të ketë një nivel më të mirë. Federata e Futbollit ndihmon shumë për mbarëvajtjen dhe organizimin e tij por janë vetë klubet ato që e bëjnë garën më interesante dhe më të bukur”.