AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 11:06

Arrestohen dy inspektorë të AKU-së

Arrestohen dy inspektorë të AKU-së

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga dy inspektorë të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, në kuadër të operacionit ‘Mustard’. Dy inspektorët shërbenin pranë AKU-së në Tiranë dhe janë arrestuar pasi është konstatuar se kanë liçensuar dy subjekte  me aktivitet shërbimi ‘thertore’, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregullat e miratuara.

Policia e shtetit njofton se do të vijojë verifikimi I të gjitha rasteve dhe od të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur apo abuzuar me ligjin.