TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për analistin Andi Bushati, kryeministri Rama po tregon paqëndrueshmëri dhe konfuzion në qëndrimin e tij, pasi nga njëra anë e mbron ish Ministrin Tahiri dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Këtë koment, Bushati e bëri në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Andi Bushati: Rama është përballë një të panjohure. Mënyra si po vijnë materialet e kanë anashkaluar zinxhirin komandues të Ramës, dhe ai nuk e di ç’kanë prokurorët dhe kjo e bënë më ankth. Nga një anë ai e paraqet Tahirin si viktimë të një komploti dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Pse po e përjashton kur s’ke prova nga PS? Rama provat i ka ditur që dje, ne shqiptarët po i mësojmë sot. Dosjen e Tahirit, Edi Rama e ka pasur në tavolinë dhe fjalimi i tij është një teatër.
/TPZ.AL/