AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 20:49

Berisha: Jam njeriu më me fat në këtë jetë, ja çfarë nuk dua

Berisha: Jam njeriu më me fat në këtë jetë, ja

Tortë speciale dhe festë jo e zakonshme ne selinë e PD-së për ditëlindjen e 73-të të ish-Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mbërritja e doktorit u prit me duartrokitje, ndërkohë që Grida Duma nxit Albana Vokshin të këndojë urimin e famshëm botëror: “Happy birthday to you, happy birthday doktor Berisha”.

“Doktor, pri atë faqen matanë, jo këtej”, - thotë nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, duke shkaktuar të qeshura.

“Ditëlindja, - u tha të pranishmëve Berisha, - është për mua simbol i mirësisë. Më shumë se çdo gjë tjetër është dita e mirënjohjes së njeriut, natyrisht e mirënjohjes ndaj prindërve, ndaj familjes, ndaj bashkëpunëtorëve, ndaj miqve, dhe do t’u them një gjë që, në ka pasur njeri me fat në këtë jetë, ai kam qenë unë.

Kam qenë unë, sepse në vitet e hershme të jetës sime dhe një vit më ka shoqëruar një solidaritet familjar i jashtëzakonshëm, gjë e cila më ka lehtësuar. Por, në vitet e mëvonshme, unë kam pasur fat të madh, sepse kam pasur bashkëpunëtorë të shkëlqyer, kam pasur bashkëpunëtorë njerëz të zotë, njerëz të ndershëm.

Dhe që sot kur kthej prapa kokën unë ndihem shumë krenar me ta, mbasi ata qëndrojnë kudo që janë. Qytetarë me dinjitet të veçantë qëndrojnë njerëz që i kanë shërbyer vendit të tyre me përkushtimin më të madh në funskionet më të larta, apo në funksionet e tjera, por kanë derdhur gjithë energjinë e tyre në interesin më të mirë të vendit.

Në këtë drejtim, unë e shfrytëzoj këtë rast të shpreh një mirënjohje shumë të madhe ndaj jush dhe ndaj atyre qindra dhe mijëra bashkëpunëtorëve të mi gjatë jetës me të cilët kemi bërë një udhëtim të vështirë, por një udhëtim që ka bërë Shqipërinë të mos jetë kurrë vendi që ishte.

Sot, Jorida më solli një vlerësim të Forumit Ekonomik Botëror, ku deklaronte se Shqipëria ka rrjetin rrugor më të mirë të Ballkanit falë investimeve të bëra para vitit 2012.

Nuk do të vazhdoj më tej më fjalim, por do të them një gjë personale, gjëja personale është kjo: që Sali Berisha dy gjëra nuk i do: fotografitë dhe ditëlindjet”.

Albana Vokshi: Doktor, nuk ka vite aty mbi tortë!

Berisha: Nuk ka? Shumë mirë, atëherë (të qeshura).

Hapen dy shishet e shampanjës.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/884975388330036/