AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 19:21

Rikthehet Partizani, vjen fitorja e radhës me Luftëtarin (Video)

Rikthehet Partizani, vjen fitorja e radhës me Luftëtarin (Video)

Me nga një gol në çdo pjesë loje: Sukaj (28’) dhe Trashi (71’), Partizani mposhti Luftëtarin (2-0), duke regjistruar fitoren e dytë rresht në gjashtë javët e luajtura deri tani.

Një ndeshje e mirë për “djemtë” e Mark Julianos, që edhe pse e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë – Krasniqi u ndëshkua me të kuq në të 75’ – e dominuan ndeshjen ndaj gjirokastritëve.

[video width="604" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-16-at-17-46-46.mp4"][/video]

Pas gjashtë javësh, Partizani ka 8 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, por me 8 pikë më pak se Skënderbeu kryesues.

[video width="286" height="148" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-16-at-18-36-08.mp4"][/video]

Po, sot Kukësi fitoi 4-2 më Teutën, Kamza mundi 1-0 Vllazninë dhe Laçi barazoi 1-1 me Flamurtarin.

Dje, Skënderbeu shkatërroi 4-1 Lushnjën.