AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 13:45

Basha: Njerëzit e Durim Keçit, presion policisë në emër të politikanëve të PS-së

Basha: Njerëzit e Durim Keçit, presion policisë në

Kreu i PD-së hodhi edhe njëherë akuza për lidhje të qeverisë me krimin, ndërsa tha se menjëherë pas arrestimit të Durim Keçit, njerëz të caktuar i kanë bërë presion policisë, në emër të politikanëve me emër të PS-së.

"Gazetari investigativ, Artan Hoxha qe i vetmi që bëri publik rastin se sio njerëzit e Durim Keçit, shkuan në polici menjëherë pas arrestimit të këtij të fundit dhe bënë presion në emër të Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lartë të PS-së", tha lideri i opozitës.

Basha vijoi edhe me kritikat për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, teksa akuzoi se ky është një vendim i dhënë nga oligarkët.

“Oligarkët janë në paradhomat e kryeministrisë. Edhe vendimi për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, është tërësisht në shërbim të tyre. Ky vendim do të çojë drejt falimentimit shumë biznese dhe si rrjedhojë do të mbeten të papunë shumë familjarë, ndërsa do të pasohet edhe me rritje çmimesh 15-20 %, vlerë e cila do të rëndojë në xhepat e qytetarëve. Edhe FMN ka qenë tërësisht kundër këtij vendimi të qeverisë Rama, por të hartuar nga oligarkët e paradhomave”, tha Lulzim Basha.