TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme një dokument të ish Byrosë Politike, ku thuhet se orari i punës së Enver Hoxhës duhej të ishte i reduktuar, për të ruajtur shëndetin e tij. Sipas dokumentit, Hoxha duhet të punonte vetëm 4 orë në ditë dhe duhej të merrte pushime dy herë në vit nga 3 muaj. Pra, Hoxha nuk punonte thuajse për gjysmën e vitit dhe në ditët kur punonte, ai kishte një kufizim prej 4 orësh.
Statusi i Dervishit:
Sa shumë lodhej komandanti
Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.
