TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja investigative malteze, Dafne Karuana Galicia, u vra sot mbasdite pas shpërthimi të makinës të cilën ajo po e drejtonte. Lajmin e bënë të ditur mediet lokale.
Kryeministri i Maltës, Jozef Muskat, e dënoi ngjarjen duke e cilësuar atë në sulm “barbar”.
“Të gjithë e dinë që Galicia qe kritike ndaj meje, por askush nuk mund të justifikojë këtë akt barbar”, tha ai.
Gazetarja Dafne Karuana Galicia, 53 vjeç, u vra sapo doli nga shtëpia e saj në Mosta, një qytezë pranë kryeqytetit La Valeta. (d.f/Tpz.al)