TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, iu kundërpërgjigj me ironi homologut grek, Nikos Kotzias, në lidhje me vërejtjet tradicionale të shtetit helen pas miratimin të ligjit për pakicat kombëtare në Shqipëri, ku vetëm deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, votoi kundër.
“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, deklaroi për mediet ministri Bushati.
Kryediplomati shqiptar iu përgjigj dhe presidentit grek, Pavlopulos, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrsesi në Shqipëri”, tha Bushati, i cili përjashtoi mundësinë e vendosje së një vetoje greke në çeljen e negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Nuk kam asnjë arsye as të mendoj, për asnjë çast, e as të besoi që një shtet, qoftë ky edhe fqinji ynë Greqia, do të ishte i intersuar për të vendosur veton ndaj Shqipërisë, sepse e kam thënë dhe do ta them, nuk është as në interesin e Greqisë dhe as të Shqipërisë që të kemi të tilla ngjarje, por politika e megafonit ditën e diel duhet t’ia lërë vendin ditës së punës në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka shtuar Bushati./Tpz.al/