AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 17:22

Basha: Habilaj i Saimir Tahirit u kap me 20 milionë euro drogë, Rama hesht

Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur, se në Itali u arrestua kreu i trafikut të drogës nga Shqipëria, Moisi Habilaj.  Sipas Bashës, ky është personi që lëvizte në makinën e ish- minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita Fotoja e Moisi Habilajt u publikua sot nga mediat italiane si një nga të 11 pjestarët e bandës të arrestuar në Katania, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Sipas mediave italiane, vitet e fundit banda kishte transportuar nga Shqipëria në Itali rreth 3.5 ton marijuanë me një vlerë 20 milionë euro (d.f/Tpz.al)

STATUSI I PLOTË