TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp nga selia e kësaj partie, u ndal tek propozimi i kryeministrit për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesve të vogla.
Vasili tha se nuk ka një koherencë në veprimet e kryeministrit, sepse ai fliste ndryshe në vitin 2015, kur thoshte se duhej hequr TVSH-ja për këto biznese, dhe flet ndryshe në 2017 kur kërkon vendosjen e kësaj TVSH-je.
Sipas Vasilit, "Të gjithë oligarkët u lumturuan. Kjo lëvizje e kryeministrit ishte në favor të tyre".
Vasili tha se ka një rrezik për falimentimin masiv të mijëra bizneseve, dhe të vetëpunsuarve. "Duhet t'i quajmë këto biznese, si biznese të mbijetesës", tha ai.
"Ky kryeministër i lajthitur, të lexojë cfarë ka thënë në 2015 dhe cfarë po thotë tani".
Vasili u shpreh se tallja e Ramës, do te thote mijëra vende të humbura pune dhe falimentime masive. /TPZ.AL/