AKTUALITET, 16 Tetor 2017, 16:06

Kukësi, poker me Teutën; Kamza thyen Vllazninë

Kukësi fitoi bindshëm me Teutën (4-2) në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, me Elis Bakajn dhe azerbajxhanasin Rauf Alijev që hapën dhe mbyllën takimin me golat e tyre.

Bakaj shënoi në minutën e 18-të, për t’ia lënë radhën Ethemit (33’), duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0.

Dhjetë minutat e fundit të ndeshjes prodhuan katër gola, nga dy për çdo skuadër: Hakaj (autogol) dhe Alijev realizuan për kampionët në fuqi në minutat 82’ dhe 94’, ndërsa për durrsakët Hila 86’ (p) dhe Lena (90’).

Kamza fitoi 1-0 me Vllazninë me një gol të realizuar nga Imeri në minutën e 87-, ndërkohë që Laçi dhe Flamurtari i mbyllën 90 minutat ën barazim 1-1: kroati Bushiç (35’) realizoi për vlonjatët, barazoi braziliani Rexhinalo me penallti (54’) për kurbinasit. (d.f/Tpz.al)